Home KRYESORE Arben Imami: ...

Arben Imami: Të hënën dal në protestë, çdo veprim i Bashës është nul

579
0

Ish-zyrtari i lartë i PD dhe ish-deputeti Arben Imami ka votuar në referendumin e thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Imami ka thënë se Kuvendi i sotëm i thirrur nga Lulzim Basha është nul nga ana juridike, kurse politikisht është veprim i ulët.

Veprimi i Bashës është nul juridikisht kurse nga ana politike është veprim i ulët duke konkurruar me anëtarësinë që voton vendimin që është marrë para 1 jave”, tha Imami.

Ndërsa për protestën e thirrur nga Sali Berisha, ditën e hënë, Imami është shprehur:

Nuk është protestë kundër Vuçiçit, por kundër Ballkanit të Hapur kundër dyshes Rama-Vuçiç. Në 8 vite situata në politikën e jashtme ka qënë e destabilizuar. Protestë për Ballkanin e Hapur.

Shqipëria ka 8 vite në opozitë dhe mbi 8 vite pa opozitë, jo se nuk janë bërë protesta por janë bërë për interesat e kryetarit të Partisë Demokratike. Kjo është një fitore. Ky që ka qenë deri dje ti zhvillonte betejat dhe të kishte çuar PD në qeverisje të vendit dhe ta kishte shpëtuar vendin nga kthetrat e kësaj qeverie“,- shtoi më tej Imami.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit