Home Aktualitet Ardi Veliu: A...

Ardi Veliu: AMP ka gjetur policë që bashkëpunojnë me grupet kriminale

206
0

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu tha në Komisionin e Sigurisë që përgjatë 2022-it ka pasur raste ku janë evidentuar se oficerë policie kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

“A kemi aktualisht punonjës të policisë që mbrojnë grupet kriminale? Gjatë periudhës që ne po raportojmë po ka raste që janë evidentuar raste ku punonjës janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitet kriminal. Janë duke u hetuar dhe me SPAK dhe me prokuroritë që i kanë në ndjekje”, u përgjigj Veliu.

Po ashtu Veliu u ndal edhe tek certifikatat e sigurisë kur tha se për 46 punonjës të policisë, Drejtoria e Informacionit të klasifikuar nuk i ka pajisur me një certifikatë të tillë.

“Pajisja me certifikata sigurie gjate vitit 2022 ka kaluar në proces transformues se është bërë përcaktimi i fashës se cilat nivele duhet të pajisen me certifikata sigurie dhe numër që duhet të pajisen me këtë certifikatë është gati 10 përqind i numrit total. Dhe të gjithë punonjësit e Policisë, Gardës apo dhe të Agjencisë a të Policisë në momentin që humbasin certifikatën duhet të largohen automatikisht pavarësisht nivelit. Na informon ne dhe ne i drejtohemi policisë për t’i larguar nga ajo detyrë. Udhëzimi ngarkon ministrin e brendshëm për të marrë arsyet se përse i është hequr certifikata e sigurisë. Për një vit kujtdo që i hiqet certifikata nuk ka të drejtë për ta ankimuar apo diskutuar”, theksoi Veliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit