Home ShowBiz Arilena Ara s...

Arilena Ara sjell në sheshin Skënderbej koncertin e saj të parë ”POP ART FESTIVAL”, i ftuar Gjon’s Tears dhe Noizy

255
0

Këngëtarja Arilena Ara ka zgjedhur sheshin “Skënderbej” për të prezantuar albumin e saj ku do të mbahet dhe një super koncert. Ky event që do të mbahet më 19 nëntor ora 19:00 është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital në Tiranë për këngëtaren Arilena Ara.

Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj I cili ka zbuluar dhe të ftuarit specialë që do të performojnë në Tiranë në një skenografi futuristike dhe avangardë.

“Pop Art Festival, me princeshën e Popit Arilena Ara, live në “Sheshin Skënderbej”, ku dhe do të promovojë albumin e saj muzikor. Super eventi me Gjon’s Tears, Noizy, Wendy dhe CryJaxx”, shkruan Veliaj.

Falë mbështetjes nga Bashkia, Tirana është kthyer në qendrën e aktiviteteve kulturore dhe artistike, ku shumë artistë të njohur me famë botërore kanë zgjedhur kryeqytetin shqiptar për koncerte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit