Home Aktualitet Arlind Qori: ...

Arlind Qori: PD po shpërbëhet, ja pse ”Lëvizja Bashkë” do ketë sukses në politikë

164
0

Ndalur tek partitë e mëdha, si PD dhe PS, Arlind Qori drejtues i ”Lëvizja Bashkë” bëri një analizë përse sipas tij qytetarët nuk duhet t’i votojnë më, ndërsa për Berishën tha se nuk është më një alternativë.

“PD po shpërbëhet. Shpërbërja e PD do sjellë krizë edhe në gjirin e PS. Qëndrimi i Berishës si dordolec por që nuk është më alternativë do bëjë që qytetarët të reflektojnë do të votojnë këta që i vjedhin që shkatërrojnë spitalet, shkollat, apo do të votojnë një forcë të re si lëvizja Bashkë”,-tha ai në ”Report Tv”.

Për Qorin Shqipëria ka një model të paqëndrueshëm zhvillimi dhe për këtë fajin ia la elitës që ka qeverisur gjatë viteve të fundit.

“Shqipëria ka model të paqëndrueshëm zhvillimi. Ka përgjegjës elitën që na ka qeverisur në vitet e fundit. Ka tërhequr ato pak investime, që i shtyn në masë punëtorët jashtë Shqipërisë. Nëse vazhdojnë punët kështu brezi ynë s’do ketë as 100 euro pension. Duhet të kemi një modele të qëndrueshme zhvillimi. Duhet të jetë gjithnjë e më shumë prodhimi apo shërbimet cilësore”, tha Qori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit