Home Aktualitet Arlind Qori t...

Arlind Qori tregon më shumë për ”Logun e Shkëndijes”

31
0

Nga Arlind Qori, aktivist i Lëvizjes BASHKË

Aktivizmi nuk mund të mendohet pa hapësirën. Hapësirën që mbushet me njerëz, ide, plane, strategji, por edhe hapësirën që frymon kulturë e shoqëri. Për mbi 10 vjet këtë hapësirë e kemi quajtur Logu i Shkëndijës, duke u zhvendosur nga një shtëpi e vjetër tiranase në tjetrën sa herë pararendëses i vinte radha për t’u prishur, duke u shndërruar në shesh ndërtimi për pallat.

Këto ditë na erdhi lajmi i keq dhe i pritshëm i prishjes së Logut tonë. Do të marrim ato pak orendi që kemi, kujtimet dhe solidaritetin me njëri-tjetrin, duke lënë pas gjurmët e viteve të tëra aktivizëm: nga organizimi i protestave studentore, te bashkorganizimi me minatorët, naftëtarët, protestat kundër rritjes së çmimeve, projektligji i minimumit jetik, fushata e zgjedhjeve lokale, diskutimet e pafundme teorike, mbrëmjet poetike e shumëçka tjetër.

Në këto kushte na duhet një hapësirë e re, mundësisht sërish shtëpi e vjetër, me pak oborr, që nuk është ende në planet afatshkurtra të shkatërrimit. Meqenëse qiranë e Logut e kemi paguar gjithmonë me kuotizacionet e aktivistëve, një shtëpi e tillë duhet të ketë cilësinë, në zgrip të pamundësisë, e të qenit e përballueshme në çmim. Kush njeh një të tillë, është i lutur të na informojë. Kushdo tjetër është i mirëpritur t’i bashkohet kërkimit të gjilpërës në kashtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit