Home KRYESORE Armand Duka, ...

Armand Duka, presidenti që na çon në Europë

49
0

Mbrëmë fituam si në legjenda! Kishim përballë një rival të fortë, në mos të pamundshëm, por kombëtarja shqiptare fitoi bindshëm, duke hedhur hapin final drejt Europianit në Gjermani që zhvillohet vitin tjetër.

Natyrisht që fitorja është e ekipit, por ekipi kërkon dhe trajner e që Sylvinho është i paparë, kjo duket në pak ndeshje, ku jemi si asnjëherë në histori, në krye të grupit tonë për në Euro 2024.

Që të gjesh trajner dhe t’i krijosh kushte një ekipi kombëtar duhet dhe një president futbolli; vizionar, europian në sjellje dhe ide, e ai është pikërisht Armand Duka.

Ai ka shumë vite në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, shumë hamendje kanë qarkulluar për të dhe ekipin pas tij, por e verteta duket në dritë të diellit; ai fiton se punon dhe këtë e tregoi edhe zgjedhja si zv/president i UEFA. Bile kur u votua si anëtar Komiteti Ekzekutiv të UEFA, nga krejt federatat e shteteve europiane, ai mori me shumë vota se çdokush.

Shqipëria po lufton politikisht të futet në BE; është një udhë e gjatë, e vështirë, plot zigzake dhe pabesira, përveç sherrnajes shqiptare ku hamë me shumë njeri –tjetrin se sa kundërshtarin.

Armand Duka na çoi para 8 viteve në Europë, pra në Europian në Francë, ku bëmë histori si popull i cili manifestoi kulturë, aq sa francezët thonin se “ju duam Shqipëri”.

Dhe Armand Duka po na merr për dore prapë drejt Europianit në Gjermani, vitin tjetër.

Pra Shqipëria me Armand Dukën po shkon në Europë, kurse politika po e vonon Europën.

Si me gjysëm shaka kanë filluar në rrjetet sociale të shkruajnë “e pse të mos e bëjmë në vitin 2027 Armand Dukën president Republike, që të shkojmë në BE?!”.

Sido të jetë, në futboll ka edhe fat, por që të vijë fati duhet ekip, punë, ndërtim infrastrukturë, zinxhir ekipesh, fusha, investime, etj. Dhe këto janë bërë në epokën e presidencës Duka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit