Home POLITIKE Arrestimi i A...

Arrestimi i Ahmetajt, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Opozita kërkon që të mbahet me dyer të hapura

5
0

Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, është ndërprerë pasi opozita kërkon që të mbahet me dyer të hapura. Ndërkohë vetë SPAK-u ka kërkuar që të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS-së, Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai. Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta. Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit