Home Aktualitet Arrestimi i s...

Arrestimi i sekretares së Shëndetësisë, Partia e Lirisë: SPAK merret me sardele në vend të krokodilëve

82
0

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë SPAK po merret me sardele në vend të krokodilëve. Reagimi vjen pas lajmit se SPAK këtë të premte ka arrestuar për korrupsion, sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë.

“SPAK prap me sardele në vend të krokodilëve si Rama dhe qeveria! Ua ua ua sa gezohet Rama kur arrestohen keto zv.ministret per nje arke me peshk dhe tani kjo sekretarja e pergjishme e shendetesise.

Gëzohet Rama se lëshon këto cironkat, që të shpëtojnë krokodolet si puna e tij dhe e ministrave të tij dhe të vazhdojne te vjedhin miliarda. SPAK po fajtoret per krimet zgjedhore te 14 majit, Inceneratoret, portin e Durrësit, Teatrin, koncesione supervjedhje, tendera me dhjete fish çmimi ku jane se per te njohur i di gjithe Shqiperia.

SPAK e morem vesh perfundimisht qe urdherohesh per faqe te zeze nga Edi Rama, po mos e beni kaq trashe. Kjo nuk ishte Reforma e Drejtesise, por e Pandeshkueshmerise se Rames me shoke”, shkruan Vasili.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit