Home Aktualitet Sherr mes të ...

Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë 34-vjeçari, vihet në pranga autori

20
0

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili plagosi me thikë një 34-vjeçar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Kadri Roshi”, në Tiranë. Konflikti mes tyre nisi për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kadri Roshi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit