Home Bota Arrestohet dr...

Arrestohet drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje

6
0

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiç, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.

Prokuroria e Bosnjës tha se i dyshuari Osman Mehmedagiç u privua nga liria me urdhër të saj.

Zyra e Prokurorit tha se Mehmedagiç dyshohet për veprat penale: keqpërdorim i pozitës ose autoritetit, falsifikim i dokumenteve dhe pastrim i parave.

Pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës kanë bastisur mjediset e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje qysh në fillim të korrikut.

Bastisja është kryer me urdhër të Gjykatës së Bosnjës, në kuadër të rastit të njohur si “Diploma”.

Në vitin 2019, Mehmedagiçit i është anuluar diploma e vitit 2007 nga Fakulteti në Banja Llukë.

Ai pastaj ka dorëzuar dy diploma – nga Universiteti Amerikan dhe Fakulteti i Drejtësisë në Sarajevë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pasi Mehmedagiç nuk e ka përfshirë më herët diplomën e Universitetit Amerikan në biografinë e tij./REL/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit