Home Aktualitet Arrestohet is...

Arrestohet ish-kryeministri në Sllovaki

103
0

Ish-kryeministri sllovak Robert Fico, u arrestua të enjten pasi dyshohet se organizoi një tubim anti-qeveritar, gjë që ishte e ndaluar për shkak të rregullave të vendosura nga situata e pandemisë së koronavirusit.

Çdo tubim publik me më shumë se gjashtë persona dhe protestat janë ndaluar në Sllovaki, pasi qeveria vendosi në fund të nëntorit kufizime të ashpra për të frenuar një rritje rekord të infeksioneve me koronavirus.

Ish kryeministri Fico paralajmëroi një protestë mbrëmjen e së enjtes. Megjithatë, kur mbërriti në vendin ku ishte thirrur protesta, ai u ndalua nga policia dhe u dërgua në Komisariat.

Policia tha se nuk do të japë më shumë detaje mbi rastin deri të premten. Nuk është e qartë nëse ish kryeministri Fico do të vihet përballë akuzave zyrtare nga policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit