Home Aktualitet Arrestohet ng...

Arrestohet nga policia në spital 34-vjeçari i plagosur në rrethana të paqarta

53
0

Vinçens Piroli, 34-vjeçari që u plagos në rrethana të paqarta mbrëmjen e të hënës në Kurbin është ndaluar nga policia në Spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar.

 

Mësohet se Vinçens Piroli ka qenë në kërkim nga policia e Malit të Zi.

Vinçens Piroli dhe shqiptari tjetër Dorjan Lala u shpallën në kërkim si të dyshuar për vrasjen e malazezit Momçillo Gjurishic. Dyshohet se ngjarja lidhej me hakmarrjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit