Home Sporti Arrestohet pë...

Arrestohet për korrupsion ish-drejtori i skuadrës së Interit

29
0

Ish-drejtori dhe anëtari i bordit të Interit, Jun Liu, raportohet se është arrestuar nën akuzën për korrupsion në Kinë. 46-vjeçari ka shërbyer më parë si President i Jiangsu Suning dhe ishte CEO i përkohshëm i “Nerazzurrëve”, duke qenë anëtar i bordit nga qershori 2016 deri në tetor 2018.

Beijing Youth Daily dhe Calcio e Finanza detajojnë se si arrestimi i Liu vjen gjashtë muaj pasi presidenti i federatës kineze Chen Xuyuan u vu nën hetim për gjoja kryerjen e shkeljeve të rënda të ligjit.

Autoritetet kineze po punojnë për një rast anti-korrupsion, të lidhur me futbollin. Në janar, dy ish-zyrtarë të federatës u hetuan gjithashtu për të njëjtat arsye.

Në mars, dy zyrtarë të tjerë të shquar të federatës kineze, Ëang Xiaoping, drejtor i komitetit disiplinor dhe Huang Song, kreu i departamentit të garave, u vunë gjithashtu nën hetime për shkelje të rënda të ligjit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit