Home Aktualitet ARRSH, thirrj...

ARRSH, thirrje të fortë shoferëve: Përdorni goma dimërore

33
0

Këtë të premte vendi është përfshirë nga reshje shiu, ndërkohë sinoptikanët kanë parashikuar rënie temperaturash dhe reshje dëbore në veri të Shqipërisë. Marrë shkas nga ky parashikim, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një thirrje të fortë për drejtuesit e mjeteve.

ARRSH i kërkon shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, të pajisen me goma dimërore, të zbatojnë sinjalistikën dhe të mos konsumojnë alkool.

“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje për shkak të prezencës së ujit në rrugë! Tashmë kemi hyrë në periudhën e emergjencës dimërore 15 nëntor-31 mars, dhe sipas parashikimit të motit pritet rënie temperaturash dhe reshje dëbore në zonat Veriore.

Pajisuni me goma dimërore!
Reduktoni shpejtësinë!
Zbatoni sinjalistikën!
Mos konsumoni alkool!”, thuhet në deklaratën e ARRSH-së në rrjete sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit