Home POLITIKE Artan Fuga i ...

Artan Fuga i kthehet Bashës: O tuaf, fikësen e zjarrit e ktheve në mjet dhune

737
0

Nga Artan Fuga

Shih, shih, mashtruesit, mbrojtësit e dhunës!

Në ndërtesë thotë ky tuafi që informon nuk u gjetën mjete të jashtëligjshme.

O Zot! Këtij i duhet mësuar filozofia e shkollës së mesme të natës!

Çfarë quhet mjeti i paligjshëm o tuaf! Mjeti i paligjshëm bëhet mjet dhune nga mënyra si përdoret dhe jo thjesht nga vetvetja.

Gruaja therri burrin me thikën e bukës. Policia bëri kontrollin në shtëpi dhe nuk gjeti mjet të paligjshëm!

Burri mbyti gruan me jastëk natën. Policia kontrolli në të gjithë shtëpinë dhe nuk gjeti asnjë gjë të paligjshme.

Por fikësi i zjarrit o tuaf nuk është tua drejtosh njerëzve në surrat, por për të fikur zjarrin! Se është njësoj si t’u drejtosh rrotat e makinës miletit dhe të thuash e bëra me mjete të ligjshme!

O pika logjikës juridike tënde o bir, bir!

Hiqni more dorë nga logjika e dhunës!

Jepni madje dorëheqje se na keni kthyer në primitivitet!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit