Home Aktualitet Artan Hoxha f...

Artan Hoxha flet për ek*ekutimin e Etjan Nikulajt dhe konfliktin mes dy fiseve: Me fuqi politike

240
0

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për ekzekutimin e Entjan Nikulajt, kushëri i Ardjan Nikulajt, të ekzekutuar disa muaj më parë. Hoxha tha se pista që dyshohet në këtë rast është konflikti i hershëm, mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, të cilat gazetari i përshkroi si dy fise të fuqishme, me lidhje politike dhe me fuqi ekonomike. Hoxha tha se deri tani janë tetë të vrarë dhe ekziston frika se konflikti do të vijojë të prodhojë viktima.

“Është një ngjarje, kronikë e paralajmëruar. Nëse do ti rikthehesh emisionit që kemi bërë për Ardjan Nikulaj, kemi paralajmëruar këtë fatk, pasojat nga ajo ngjarje. Ajo ngjarje u zbulua shumë shpejt edhe pse kishte skuadër vrasësih ndërkombëtarë. Pasi arrestime në Marok, Turqi dhe Britani. Edhe pse ishte organizim i sofistikuar, u duk sikur reagimi ishte i shpejt, u zbuluan autorët Tre muaj pas vrasjes së Nikulajt, u vra Nikolin Lekstakaj, u tha se është kuhdërpërgjigje për vrasjen e Ardjan Nikulajt.

Vrasja e fundit që ka ndodhur është kryer ditën e shtunë në mbrëmje. Skena është e njohur. Duket se pas cdo atentati, reagimi i parë është të vijë zjarrëfikësja për shkak se digjen automjetet. Makina është parë një ditë para ngjarjes, e kanë ndjekur viktimën. Viktima i fundit është kushëriri i parë i Ardjan Nikulajt.

Hakmarrja i ka kaluar përmasat dhe është zgjeruar në të gjtihë rrethin e fisit. Mbi 90% e reporterëve sot janë të rinj, në atë kohë nuk ka patur as google dhe yahoo. Për të dhënat e kësaj kohe, duhet të shkosh ose të Instituti i Medias, ose ne Bibliotekë. Nuk ka lidhje vrasja për pesë mijë leksh. Konflikti mes dy familjeve dhe prandaj nuk mbaron, janë familje të fuqishme. Përvecse merren me aktivitete, kanë rreth të madh fisnor, burime financiare.

Të bësh një vrasje dhe të djegësh BMË, ka një kosto. Për rastin e Ardjan Nikulajt ishin paguar gjysmë milionë euro. Ishin hedhur në Shqipëri dhe nuk e kishin marrë përsipër grupe kriminale në Shqipëri, erdhën ata nga Britania. Kemi të bëjmë me këto dy familje, me rreth të madh fisnor, lidhje të forta, njohje dhe lidhje politike. Kanë fuqi ekonomike dhe burime financiare, brenda kësaj fakti që duhet të marrësh masa për t’u mbrojtur duhen njerëz të armatosur, etj. Pra këta duhen financuar, nuk financohen me burime legale.

Konflikti është shumë më i vjetër sesa të dilte droga në skenë. Një nga konfliktet, pjesëtar të Lekstakajve ka qenë për një grabitje. Ndërprerja është, njërës palë ose ti mbarojnë paratë ose ti mbarojnë burrat. Viktima e fundit nuk ishte person me ngarkesë kriminale. Këta që kanë ngarkesa ruhen, jo si ky që dilte në pazar. Është kaluar vija e kuqe, nuk do të vriten vetëm ata që shihen si rrezik, por çdo njeri i afërt i tyre. Deri tani kanë vajtur tetë të vrarë, të shohësh sa fëmijë kanë lënë jetim dhe ushqehen me urrejtje.

Vitet e fundit, 2-3 vitet e fundit, qarku i Lezhës është bërë shumë problamtik. Me këto ngjarjet e fundit, ka kaluar SHkodrën, Vlorën. Janë ngjarje të cilat, jo vetëm shkaktojnë traumë në shoqëri dhe demonstrojnë problem të rendit dhe sigurisë, por autorët nuk kapen dhe pritet ngjarja e rradhës. Kemi patur vrasje në Rrshën. Ngjarje në Mamurras dhe Lac. Është kthyer në qark shumë problematik. Pse u bë kaq problematik në këtë moment? Sepse nga ky qark ka eksponentë të krimit të organizuar që kanë kaluar përmasat e kanabisit. Janë ngjarjet e Mirditës, Mamurrasit, që kanë të bëjnë me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Të bësh vrasje me një skuadër, ka kosto”, tha Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit