Home Kosova Asnjë viktimë...

Asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste të reja me Covid në Kosovë

9
0

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë raportuar 5 raste të reja të infektuara me këtë virus.

“16 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570.

Në total numri i rasteve aktive është 407,” thuhet në njoftimin e ministrisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit