Home Sporti Atalanta dhe ...

Atalanta dhe Inter bëjnë paqe në supersfidën mes tyre

111
0

Atalanta dhe Inter nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në supersfidën e vlefshme për javën e 22-të në Seria A. Edhe pse ishte një ndeshje me ritëm të lartë dhe me raste shënimi, goli nuk do të vinte. Në 45 minutat e para Sanchez ju afrua më shumë avantazhit, por u ndal nga një mrekulli e Musso-s. Gjimshiti dhe Demiral ishin të pakalueshëm në mbrojtje.

Në pjesën e dytë Dzeko ju afrua golit tek Interi, ndërkohë që në krahun tjetër Muriel dhe Pasalic në minutat e fundit do të ndaleshin nga Handanovic. Me këtë barazim Interi mbetet në krye me 50 pikë, dy më shumë se Milani, ndërkohë që Atalanta mban vendin e katërt me një pikë më shumë se Juvja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit