Home Aktualitet Atentati në F...

Atentati në Fushë-Krujë, gazetarja Daci: Dikush i ka vëzhguar në lokal, ka sinjalizuar autorët

2
0

Vrasja e 29-vjeçarit Ramazan Sino orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tronditur fshatin Larushk në Fushë-Krujë. I riu ndodhej në makinë me dy nipërit e tij të mitur, të cilët mbetën po ashtu të plagosur, ndërsa dyshohet se shënjestra e këtij atentati ka qenë kunati i 29-vjeçarit, Gentjan Bejtja.

Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit, i cili për rreth një viti jetonte jashtë Shqipërisë, ku dhe fshihej. Sipas gazetares Glidona Daci, dyshohet se ditët e fundit shënjestra është futur në mënyrë ilegale në Shqipëri për të takuar familjarët.

Në “Open”, Daci deklaron se para se makina e 29-vjeçarit të nisej nga lokali ku kishin darkuar, është vëzhguar dhe më pas është sinjalizuar kur është nisur drejt shtëpisë. Ka dyshime të forta se në automjet ndodhej edhe Gentjan Bejtja, por gjatë rrugës në një segment të caktuar ka zbritur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit