Home Aktualitet Ate*tatorët e...

Ate*tatorët e Shkodrës amatorë, makina tip “Ford” me numër shasie të fshirë

31
0

Shtatë persona janë shoqëruar në drejtorinë vendorë të policisë së Shkodrës si të dyshuar për atentatin ndaj punonjësit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjin Nika. Hetuesit i kanë verifikuar dhe më pas janë lënë të lirë.

Për ngjarjen policia e ka një të dyshuar por ende nuk ka arritur të siguroje prova të mjaftueshme për ti ngritur akuzë.

Nga verifikimi i makinës se djegur rezulton se i përket markës Ford dhe nga këqyrja hetuesit kanë konstatuar se numri i shasisë rezulton i fshirë.

Nga gjithë veprimet hetimore hetuesit kanë bindjen se autorët janë amatorë. Ky konkluzion ka ardhur pas veprimeve të kryera dhe mënyrës se si kanë shtënë drejte policit dhe kunatit të tij.

Ndërkohë makina e punonjësit të policisë e cila ka shpërthyer në flakë ka ardhur si pasojë e plumbave pasi mjetit në fjalë ishte Benzin-gaz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit