Home Aktualitet Automjeti luk...

Automjeti luksoz i vjedhur në Durrës, gjendet pas disa orësh në Kurbin. I riu iku me vrap

28
0

Një automjet tip “GLK” u vodh në Durrës, dhe shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti.

Në aksin rrugor “Thumanë-Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit