Home Aktualitet Automjeti për...

Automjeti përplas tek vijat e bardha kalimtarin në Durrës, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

12
0

DURRËS

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Nishtullë të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një automjet i cili po voziste me shpejtësi të lartë ka goditur një kalimtar tek vijat e bardha.

Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se automjeti ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur përplasjen.

Kalimtari i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit