Home POLITIKE Deputeti Luan...

Deputeti Luan Baçi: Nuk duhet një turp i dytë si 6 marsi nga ana e grupit Alibeaj

308
0

Si do të jetë 14 maji 2023? ”Nuk besoj që do ketë një turp të dytë si 6 marsi për t’iu kundërvënë demokratëve dhe për të ndihmuar Ramën”,-thotë deputeti demokrat Luan Baçi, kur u pyet nëse grupi Alibeaj mund të dalë me kandidatët e tij për zgjedhjet lokale.

Për të kjo është e pamundur të ndodhë për shkak të pamundësisë së gjetjes së një kandidati që mbështetet nga demokratët, por edhe nëse ndodh, atëherë sipas tij Alibeaj duhet të tregojë që është patericë e Ramës. Në këndvështrimin e tij, protesta e 12 nëntorit shkriu akullin me grupin ”Alibeaj”, pasi shumica e deputetëve ishin pjesëmarrës në të.

“Duhet ta kenë të vështirë të gjejnë një kandidat, se mund të ishte jashtë realitetit politik e shoqëror që mund të pranonte të kandidonte nga Aliebeaj kur nuk ka mbështetës. e Shoh të pamundur që mund të gjendet kandidat për të dalë përballë kolegëve të vet, anëtarëve të PD. Nuk besoj që do ketë një turp të dytë si 6 marsi.

6 marsi tregoi ishim të papërgatitur dhe u pa se çfarë mbështetje kishte PD e rithemeluar dhe ajo pjesë që mbante peng vulën dhe me anë të vulës mori borxh komisionerë. Nuk mendoj se do ketë një marrëzi të radhës për t’iu kundërvënë demokratëve dhe për të ndihmuar Ramën. Nëse vendosin kandidatë përballë atyre që dalin nga primaret duhet të thonë që janë pjesë integrale e kryeministrit dhe patericë e tij që e ndihmojnë të rrijë në pushtet”.- tha Luan Baçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit