Home KRYESORE Lojtari i Kom...

Lojtari i Kombëtares, Nedim Bajrami: Ndaj Hungarisë dhe Polonisë futemi me besim për të fituar

148
0

Nedim Bajrami doli sot në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës, ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Mesfushori është shprehur optimist për rezultate pozitive, për të vijuar ecurinë e ndeshjeve të fundit.

“E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, do të hyjmë në fushë me besim sepse i kemi fituar dy ndeshjet e fundit. Kam bërë dy gola në Serinë A ndihem në formë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjmë.

Kam folur edhe me trajnerin Reja dhe duhet të punoja edhe me top edhe pa top. Duhet të luaj edhe pa top edhe në fazën mbrojtëse sepse me Empolin luaj me top dhe i avancuar.

Kristijan Asllani? Jemi tre shqiptarë, luajmë me Empolin dhe shpresoj që edhe Kristijan Asllani të luajë me ne në Kombëtare. Nuk ka rëndësi numri që mbaj veshur, por rëndësi ka që të fitojmë këto dy ndeshje.

Hungaria dhe Polonia? Besoj se të dyja ekipet janë të forta, ndeshjet nisin 0-0 dhe duhet të përqendrohemi tek loja jonë. Në fund e vendos trajneri Reja se cili do të luajë, por nëse luaj do të jap maksimumin dhe shpresoj me një gol”, përfundoi Nedim Bajrami.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit