Home Kultura Balerini shqi...

Balerini shqiptar Eno Peçi zbulon surprizat e mbrëmjes së 6 korrikut

75
0

Balerini dhe koreografi i njohur i skenave botërore me origjinë shqiptare, Eno Peçi i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel së bashku me koordinatoren e titullit “Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” Aspasjana Kongo zbuluan surprizat e mbrëmjes së nesërme të aktivitetit “Vals me të rinjtë”, që do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbej”.

“Ne në fillim do bëjmë një hapje me pesë balerinë shqiptarë që janë këtu, madje ata dhe unë bashkë kemi krijuar një pjesë kërcimi që do ta prezantojmë si hapje. Sigurisht do jetë “vals”, sepse nuk do jetë ai valsi profesional, pavarësisht edhe ideja me të rinjtë, jemi në 2022, do jetë paksa më i thjeshtë më i lëvizshëm, vals pak më i thyer, me i përditësuar. Është ajo tradita vjeneze që ka valsin, pozicionet janë klasike dhe ashtu siç janë krijuar, por ne do i thyejmë pak. Nuk ka rëndësi që ata të jenë perfektë, por e rëndësishme është atmosfera dhe të bëhemi bashkë”, u shpreh balerini Eno Peçi.

Nga ana e saj drejtoresha e Rinisë, në Bashkinë e Tiranës Aspasjana Kongo theksoi se përzgjedhja e kësaj rryme ishte pikërisht se valsi arrin të përçojë një mesazh shumë të mirë për të rinjtë.

“Mendoj se ka një lidhje mes të rinjve dhe balerinit. Unë e mbaj mend kur ka qenë imazhi i Festivalit të Vjenës, në atë kohë kam qenë studente dhe shumë të rinj kanë folur për atë performancë, ka qenë në 1 janar dhe ka vijuar gjatë gjithë muajit, kështu që ne menduam që ekziston një lidhje por kjo erdhi në fakt edhe si propozim nga ambasada austriake, kështu që thjesht u bëmë dy gjëra bashkë, u bënë klik shumë gjëra. Nesër është një leksion i hapur për vals. Nesër është vals. Do jetë në sheshin “Skënderbej”, do të fillojë në orën 20: 00. Arsyeja pse ne zgjodhëm valsin, pasi mund të kishim zgjedhur edhe në rrymë tjetër për hir të së vërtetës është se jep një mesazh shumë të mirë për të rinjtë”, tha Kongo.

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit