Home Aktualitet Ballkani mund...

Ballkani mund të bëhet Ukraina e re/ Abazoviç: Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura

81
0

Në një fjalim para deputetëve në Parlamentin Eropian, kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se Ballkani Perëndimor mund të bëhet një Ukrainë pas disa vitesh. Thirrja e tij është që rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura.

“Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e bllokut. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Europë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Europës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh, dhe nuk besoj se dikush në Bashkimin Europian mund ta dëshirojë një gjë të tillë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Abazoviç tha se Europa është në një fazë të re për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe se është e nevojshme të merren vendime të shpejta dhe të zgjuara, ndërsa foli dhe për ekzekutivin e ri të Malit të Zi, të drejtuar prej tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit