Home Aktualitet Balluku inspe...

Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit veror pa probleme

49
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat vijojnë në të gjithë gjatësinë e tij. Në zonën e Orikumit, ku edhe nis ky aks, janë duke u hedhur shtresat asfaltike për të mos penguar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që edhe në zonën e Dukatit, punimet nuk do të krijojnë shqetësime për drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt bregdetit të jugut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptare, Evis Berberi inspektuan nga afër punimet. Deri më tani janë realizuar 34% e punimeve, ndërsa aktualisht po punohet në katër fronte.

Drejtori i ARRSH bëri të ditur detaje sa i takon ritmit të punimeve. “Jemi duke punuar paralelisht në 4 fronte, pasi për përshpejtim punimesh kemi zgjedhur që ta ndajmë këtë segment në katër segmente më të vogla, në mënyrë të tillë që të punojmë paralelisht në disa fronte. Kemi pasur tipologji të ndryshme punimesh. Deri më tani kemi arritur në 34% të punimeve të ndërtimit të kësaj kontrate. Parashikimet janë të mira. Jemi duke ecur me ritme të kënaqshme dhe besojmë që për sezonin veror do të kemi të paktën kilometrat e para të asfaltuara deri në daljen e kthesës së gjurmës së re”, deklaroi Berberi.

Ministrja Balluku kërkoi që punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të mos krijojnë pengesa për qarkullimin e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit veror, ku pritet nje fluks i lartë pushuesish vendas dhe te huaj. Balluku tha se po ashtu gjatë fundjavës, kur fluksi i automjeteve që i drejtohen bregdetit të jugut është më i lartë, duhet të evitohen punimet të cilat mund të krijojnë trafik të automjeteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit