Home Kultura Thethi kjo je...

Thethi kjo jehonë përshkuese e magjepsjes alpine

42
0
Albert Vataj 
Mes maleve të egra dhe të mrekullushme, këtij eteri tokësor që mrrolet prej gërmushjes së motit dhe shendit, prej gjelbërimit dhe kthjellimit të qiellit, gjendet Thethi. Atë e stërpikin krejtkah horizontin me vendstrehëza alpine, siç bën me yjësimin, nata pa hënë. Nga Thethi ju qaset një gajle me kundru të gjitha qafat e maleve dhe majat. Ajo është kurora më e hijshme që ka kurorëzu ndonjëherë alpet e Europës. Ai e tejkaplon fiksionin e zhdërsjellët të natyrës. Trillane deri në thelb dhe depërtuese. Kjo soditje e formëzimit të javashtë dhe të potershëm, kjo dhunë e rrëmbimit të vëmëndjes dhe përjetimit, kjo pamje e shpenguar dhe ngrehaluce, vetanake e lë atë në gjerdanin e alpeve
Triumfi i sekujt në këtë aventurë alpine është i atypëratyshëm, depërtues dhe mishërues. I tillë është mbi kohën që rrek të mbetet në vend dhe thellësisë që harbon rrahekrah. Ashtu siç ka gërryer durimshumë gurët, uji, akulli e tufani, me të njëjten kandje e yshtje rrëmon ndër ne kjo bukuri, për të mbetur e pashoqe në llojin e vet, për të mbushur me zbraztësi eterne boshin dhe etjen që ndjen se të ka përfundur. Vetëm këtu në Theth, këtu në këtë hon të krenarisë së bjeshkëve mbërrin një gjëndje të epërme zotërimi, me kast, tuj guxu me ken ndonjë dekik edhe Zot.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Turizem

Më shumë nga Turizem

Lajmet e Fundit

Te Fundit