Home Kultura Gjermanët zbu...

Gjermanët zbulojnë ”Ranën e Hedhun” në Shëngjin, super vend i preferuar për kamperat

149
0

Rana e Hedhun mbetet një nga destinacionet më të preferuara në Shëngjin. Jo vetëm për turistët ditorë por dhe ata që kanë zgjedhur të udhëtojnë me kamper nga vende të largëtat për të shijuar kohën e mirë dhe detin. Ky çift nga Gjermania ka ardhur për së dyti këtu pasi viti i kaluar i la një shije të mirë.

“Jemi nga Gjermania. Kemi ardhur këtu sepse edhe vitin e kaluar na pëlqeu shumë. Më pëlqen veçanërisht plazhi dhe natyra. Më pëlqen autenticiteti këtu, përzemërsia e shqiptarëve. Në Shqipëri do të qëndrojmë së paku 1 muaj. Po kalojmë pushimet tona kryesore këtu. Këtu mund të qëndrojmë lirisht, ku të duam. Në vende të tjera nuk na lejojnë më”.

Ata nuk janë të vetmit që kanë zgjedhur të qëndrojnë me kamper në Shëngjin. “Kemi 3 muaj që po udhëtojmë nëpër Ballkan për pushime. Në Shqipëri kemi ardhur për herë të parë. Këtu plazhi është i madh dhe shumë bukur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Turizem

Më shumë nga Turizem

Lajmet e Fundit

Te Fundit