Home Kronike Aksident në a...

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen dy persona

17
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre.

Këta të fundit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit