Home Aktualitet Bamir Topi pr...

Bamir Topi promovon librin ”Betejat e Humbura të Tiranës”, Ceka: Desidenca ka qenë gjithmonë tek rinia

199
0

”Betejat e Humbura të Tiranës”, është libri më i fundit i shkruar nga ish-presidenti Bamir Topi dhe sot po bëhet promovimi i tij. Ish-politikani Neritan Ceka gjatë fjalës së tij, tha se në këtë libër Topi ka dashur të tregojë Tiranën e të tjerëve dhe jo vetëm Tiranën e tij.

”E kujtojmë të gjithë që Tirana ka pasur një revolucion të gjatë. Libri që të mbush me emocion. Është një histori e përpjekjes për të kthyer Tiranën në një hierarki vlerash, duket se beteja janë të humbura, por brenda ka edhe disa beteja të fituara.

Unë mendoj që atje ku përmendet Vace Zela, sportistët që ne i mbajmë mend, kemi vlerat e krijuara nga Ismail Kadare dhe vetë lindja e disidencës, për ata që thonë se Tirana nuk ka pasur, ju them të lexoni librin e Bamir Topit. Fakti është që disidenca gjithmonë ka qenë tek rinia…Diçka nuk mund të na e merrnin dhe ato janë kujtimet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit