Home Aktualitet Klosi: Diaspo...

Klosi: Diaspora në fokus të rienergjizimit të PS-së. Balla: Në Fier kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë

321
0

Diaspora shqiptare në Europë, do të jetë në fokusin kryesor të rienergjizimit të PS-së. Sekretari organizativ i kësaj force politike, Blendi Klosi nga Fieri, tha se po punohet intensivisht për realizimin e votës së emigrantëve.

“Ne do të jemi në një tur takimesh në diasporë për të strukturuar bisedat me qytetarët tanë dhe për të dëshmuar se ajo çfarë kemi për të bërë në Shqipëri dhe ajo cfarë kemi propozuar në kuadër të Shqipërisë 2030, nuk mund të bëhet pa kontributin e vëllezërve e motrave tona që jetojnë prej vitesh në diasporë”, ka thënë Klosi.

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla pasi ka vlerësuar ecurinë e këtij procesi, është ndalur edhe te protestat e banorëve të Roskovecit kundër ndërtimit të Termocentralit në zonën e tyre.

Ky investim strategjik jo vetëm që nuk do t’i dëmtojë banorët por përkundrazi janë me fat që një investim i tillë strategjik do të zhvillojë më tej zonën.

“Qarku ynë është me fat sepse kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë, gazsjellësi transadriatik i cili jo vetëm që e ka kthyer Shqipërinë në një pozicion strategjik në hartën europiane të furnizimit me gaz, por tashmë duhet të jemi edhe përfitues dhe jo vetëm një vend tranziti”, ka thënë Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit