Home Aktualitet Banorët e “5 ...

Banorët e “5 majit” vijojnë protestat, të hënën paralajmërojnë grevë

65
0

Banorët e “5 majit” kanë protestuar sërish kundër prishjes së banesave të tyre, të cilat preken nga procesi i rindërtimit dhe rikualifikimit urban.

Këtë mbrëmje, banorët e ‘5 majit’ janë shprehur se do të qëndrojnë në tokat e tyre deri në vdekje, ndërsa paralajmërojnë se në datën 22 do të mblidhen të gjithë për të mos lejuar që t’u prishen banesat.

“Ne po bëjmë protestë çdo ditë por ne nuk duam luftë me policinë. Ne do të mundohemi të qëndrojmë tek toka deri në vdekje. Kur ndërtuesi vjen ndërton tek shtëpia ime atëherë ka punë me mua”, u shpreh një nga banorët.

Banorët e ‘5 majit’ kanë paralajmëruar se të hënën do nisin një grevë kundër shembjes së banesave të tyre.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit