Home Sporti Barcelona fit...

Barcelona fiton me lehtësi ndaj Elches, Lewandowski shkëlqen me dopietë (VIDEO)

62
0

Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet në kampionat, teksa sot ka marrë fitoren e pestë radhazi. Skuadra e Xavit fitoi me lehtësi 3-0 ndaj vendit të fundit, Elche dhe tashmë mban përkohësisht kreun me 16 pikë, 1 më shumë se Reali.

Verdu u ndëshkua për miqtë me karton të kuq që në minutën e 14-t, pasi ndali Lewandowskin që po shkonte përballë portierit. Sulmuesi polak do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 34-t.

Në të 41-tën, do të ishte Depay që do të shënonte një super gol me një kthesë të bukur në zonë. Në fillimin e pjesës së dytë, Lewandowski shënoi dhe golin e tretë dukë përfituar nga një rrëmujë në zonë. Polaku udhëheq renditjen e golashënuesve me 8 gola në 6 javët e para. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit