Home Aktualitet Barcelona nge...

Barcelona ngec ndaj Mallorcas, Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes (VIDEO)

42
0

Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim ndaj Mallorcas në transfertë, në duelin e vlefshëm për javën e shtatë të La Liga.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa për vendasit protagonist absolut ishte Vedat Muriqi, i cili u shpall lojtari i ndeshjes. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kaloi në avantazh Mallorca-n teksa realizoi pas një goditje të bukur nga brenda zonës. Ky ishte goli i tretë në La Liga për sulmuesin 29-vjeçar.

Megjithatë në minutën e 41-të miqtë gjetën e barazimin me Raphinhan, që realizoi një super gol. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Muriqi u bë sërish protagonist, ndërsa asistoi Prats, me Mallorcan që realizoi golin e dytë.

Në pjesën e dytë sfida ishte edhe më e luftuar, ndërsa në minutën e 75-të Lopez realizoi golin e barazimit për “katalanasit”. Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 2-2, me Mallorcan që ngjitet në vend të 15-të me gjashtë pikë, ndërsa Barcelona kryeson me 17 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit