Home Sporti Barcelona rre...

Barcelona rrezikon të humbasë Gavin falas në verë

37
0

Barcelona mund të humbasë Gavin në verën e ardhshme. Statusi i talentit të skuadrës katalanase është vënë në dyshim, pasi kontrata e 18-vjeçarit rrezikon të shpallet e pavlefshme. Nëse kjo do të ndodhte do të thotë se një klauzolë që i lejon lojtarit të largohet falas në verë do të hynte në fuqi.

Kur Gavi nënshkroi një zgjatje të kontratës shtatorin e kaluar deri në vitin 2026 ai ishte ende i regjistruar si një lojtar i akademisë. Marrëveshja e re përfshinte edhe një klauzolë. Aty saktësohej se futbollisti do të ishte i lirë të largohej me parametra zero nëse nuk do të regjistrohej si lojtar i skuadrës së parë deri në 30 qershor 2023.

Katalanasit mund ta ndryshojnë statusin e tij në atë të një lojtari të skuadrës së parë vetëm gjatë një sesioni të hapur të merkatos. Në fillim të kësaj jave, gjykata i është drejtuar me një dokument të dyja palëve, si Barcelonës dhe La Ligës. Aty theksohet se Barcelona ka përpiluar dokumentin për regjistrimin e Gavit pas skadimit të afateve të lejuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit