Home Aktualitet Bardhi njeh B...

Bardhi njeh Berishën si kryetar, PD e Bashës: Nikolla e çoi në SHBA me lekët e Kuvendit. Ai i shërben Ramës

229
0

Bashkimi pas dy vitesh mes grupit të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, nuk shihet me dashamirësi nga PD-ja e vulës së Lulzim Bashës. Deputetja e PD-së zyrtare, Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj Gazment Bardhit pas bashkimit të tij me grupimin e Sali Berishës. Pampuri thotë se PD-ja zyrtare nuk e njeh absolutisht Gazment Bardhin si kreun e grupit parlamentar.

”Nuk është kreu, nuk e njohim absolutisht si kreun e Grupit Parlamentar. Institucionalisht zoti Bardhi ftohet si kreu i grupit, që të mos t’i hyjmë këtij debati. Të biem dakord për të mos rënë dakord në aspektin e titujve, emërtesave. I tillë njihet edhe nga Kuvendi. Zoti Bardhi ftohet nga Kuvendi, zonja Nikolla e çon edhe në SHBA me grupin parlamentar.

Ju e patë shumë mirë që ishte një takim formal i mbështetur nga Kuvendi, me paratë e Kuvendit. Por zoti Bardhi ka disa kohë që nuk është pjesë e grupit Parlamentar të PD-së dhe ju e dini shumë mirë që gjithë kjo amulli i shërben Edi Ramës. Lindita Nikolla duke qenë pjesë e PS-së, nën urdhrat e Edi Ramës, kërkon ta njohë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit