Home Aktualitet Bardhi për pr...

Bardhi për presidentin Begaj: Erdhi në Kuvend për të na provokuar

50
0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar presidentin e Republikës Bajram Begajn për provokim. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bardhi tha se Begaj nuk mbajtur fjalën e tij në herët e tjera ku hapej sesioni parlamentar por këtë herë kishte zgjedhur ta bënte edhe pse e dinte situatën në Kuvend.

”Presidenti është njoftuar zyrtarisht se Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se 3 muaj është në një mos-funksionim normal të tij. Presidenti nuk ka ardhur në sesionet e tjera për t’u drejtuar ligjvënësve dhe qytetarëve në seancën hapëse.

Ky akt ishte një provokim i ulët i presidentit të republikës. I bëj thirrje të heqë palë nga sjellja e tij si palë, si vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse presidenti dëshiron të dalë hapur si vartës i Edi Ramës, atëherë do trajtohet si i tillë”,-Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit