Home Aktualitet Basha homazhe...

Basha homazhe në kullën e Isa Boletinit për 28 nëntor, Ndoka: E ka ngatërruar, shkoi të luajë me topa bore

238
0

Për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Lulzim Basha bëri homazhe në kullën e Isa Boletinit në nderim të luftëtarëve të Kosovës që mbështetën Ismail Qemalin. Por kreu i PDK-së, Nard Ndoka bëri një koment për këtë vizitë të Bashës, ku tha se e ka ngatërruar cila datë është sot.

“Basha nuk bën asnjëlloj lajmi. Tani po e marr vesh se paska qenë në Kosovë. Shpresoj të ketë shkuar për të luajtur me topa bore me gocat e veta.

Nuk përcjell asnjë mesazh. Nuk e di pse e shpenzon kohën për të dhënë mesazhe politike. Ndoshta e ka ngatërruar, ka menduar se është shpallja e pavarësisë së Kosovës”,-tha Ndoka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit