Home Aktualitet Basha i përgj...

Basha i përgjigjet ftesës së Bardhit: S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve

173
0

Pasditen e kësaj të mërkure, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Durrës. Në fjalën e tij në këtë Kuvend, Basha i ktheu përgjigje ftesës së nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhit, i cili ftoi deputetët e grupit të PD që mbështesin Bashën që të ulen në tryezën ku do të diskutohen ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

“Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige.

Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë.

S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34-vjeçar i fëlliqtë, trashëgimia më e pistë e Ramiz Alisë, trashëgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget”, theksoi Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit