Home Aktualitet ”Basha ...

”Basha kreu tradhti ndaj PD-së”, Klevis Balliu: Është i marrë peng

152
0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, thotë se Lulzim Basha me vendim për Berishën bëri një tradhti të madh ndaj demokratëve. Po ashtu ai thotë se kreu i PD-së është i marrë peng.

”Unë e kam mbështetur deri para pak ditësh Bashën, deri kur një ditë në mënyrë të çuditshme ndryshoi ato që kishte besuar në 8 vite. Unë nuk mund të pranoj që kryetari i PD-së nuk merr dot vendime, sepse përndryshe është i marrë peng.

Njerëzit që nuk marrin dot zgjedhje janë marrë peng. Ndërkohë sot partia sot është e përçarë. A e ndihmoi ky vendim opozitës? Jo, përkundrazi e goditi shumë opozitën. Berisha ka qenë zëri më i fortë denoncues i opozitës.

Nëse thua se nuk mbledh kuvendin, atëherë je peng. Nuk e bën një gjë të tillë sepse ke frikë nga anëtarët. Kjo është një tradhti e madhe, ndaj demokratëve dhe të gjithëve atyre që e kanë mbështetur Bashën. Ai me atë vendim ka tradhtuar gjithë opozitarët në vend. Prandaj ai nuk mund të rrijë aty sepse nuk është më një figurë bashkuese”,-tha në ”Ora News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit