Home POLITIKE Basha: Në Fie...

Basha: Në Fier e njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Po helmohen fëmijët

4
0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditën duke publikuar disa imazhe nga ajo që e konsideron si katastrofa mjedisore në Fier, e shkaktuar nga djegia e mbeturinave në këtë qytet.

Në një postim në Twitter, Basha thekson se viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen ndërkohë që drejtësia hesht, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet.

Deklarata e plotë e Bashës

Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit