Home KRYESORE Basha: Deri p...

Basha: Deri para 9 shtatorit isha për Berishën “më i miri, më i sakti,…”. Por tani jam i keqi!

466
0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se zbatimi i statutit është themelor për PD-në dhe mos zbatimi i saj e bën partinë si xhungël. Në një intervistë për ”News 24”, ai tha ndër të tjera se Sali Berisha nuk e ka luftën me të, por me SHBA-në pasi shpalljes ”non-grata” dhe PD e përdor si mburojë.

”Deri para 9 shtatorit isha lideri më i mirë i PD, ndonjëherë, citoj atë, duke tejkaluar edhe veten e tij. Isha kandidati më i mirë për kryeministër, isha njeriu që në jetën time kisha realizuar gjëra që Edi Ramës do i duheshin tre jetë për t’i realizuar. Çfarë ndryshoi pas 9 shtatorit? Në momentin që Berisha nuk i qëndroi premtimit të bërë publik që nuk do të përfshinte PD, as grupin parlamentar të PD në betejën me SHBA-në, përkundrazi nisi një betejë ku përfshiu tërësisht PD. Pa pikë diskutimi që ka qenë minimumi i vendimit që duhet të merrja me përgjegjësitë e mia si kryetar i zgjedhur me ”një anëtar një votë” me votë plebishitare, në respekt të sakrificës së demokratëve”.

Pyetje: Ju para dy muajsh vendoset që ta pezullonit z.Berisha nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës nga SHBA dhe vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur atë non grata. Me këtë fushatë dy mujore të z.Berisha kundër jush dhe paralajmërimeve të tij për të mbledhur Kuvendin e për të kandiduar për kreun e PD, a mendoni se është i mjaftueshëm akti juaj i pezullimit?

Basha: E kam shpjeguar qartë kontekstin e pezullimet të Berishës nga grupi parlamentar. Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plot.

Ai se ka luftën me mua, as për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirueshëm politikisht. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secildo qoftë ai.

Askush s’mund të marrë dhe të kthejë PD si një bunker për interesat e veta. Ky është qëndrimi statutor i PD. Kjo ka qenë edhe kur Berisha ishte kryetar i PD. Nuk është detyrimi im si kryetar i zgjedhur me ”një anëtar, një votë”. Ky është detyrim i çdo demokrati që mos të lejojë që PD të përdoret si mburojë për të cilit të fshihet kush është shpallur non-grata.

Ai po përdor PD, ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-ve. Unë dua t’ua them fare qartë se do të merret çdo vendim që është i nevojshëm që PD mos të kthehet në një bunker të interesave personale as të Berishës, as dikujt tjetër. Por do të vazhdojë të jetë alternativa e vetme e shqiptarëve ndaj këtij regjimi dhe pro SHBA-ve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit