Home Aktualitet Basha prish z...

Basha prish zyrtarisht koalicionin me LSI

1153
0

Nga Lindita Kokoli

Më në fund ajo që ziente korridorëve të të dyja partive opozitare, PD dhe LSI, se marrëdhëniet janë të ngrira mes tyre, u vulos si ndarje zyrtare përfundimtare nga Lulzim Basha.

Kreu demokrat dje në sallën e parlamentit akuzoi Ilir Metën si pjesë e “Trekendëshit të Bermudës”, ku futi Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën si treshja ogurzezë e këtyre 30 viteve. Ata, tha Basha, mbajtën njëri-tjetrin në politikë dhe biznes e se njëra brinjë e “trekendëshit” po të bjerë, bien të dy të tjerët. Pra Lulzim Basha me sulmin për herë të parë në publik ndaj Presidentit Ilir Meta, ideatorit dhe “shpirtit” të LSI, praktikisht e prishi koalicionin edhe formalisht me LSI e Monika Kryemadhit.

Dje Lulzim Basha i dha një goditje treshes Rama-Berisha-Meta, një lëvizje e guximshme, sikurse nuk duket se është mirëpritur nga demokratët që barazoi Sali Berishën me Edi Ramën.

Nuk dihet ende strategjia e Lulzim Bashës me këtë luftë “treshe”, ndonëse ka dyshime të forta se Basha mbetet në akord perfekt me Edi Ramën dhe sulmet janë skenar i përbashkët me kryeministrin për të goditur Berishën e Metën.

Siç dihet Berisha është shpallur nongrata nga SHBA dhe Ilir Meta ka sulmuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Por presidenti pas 25 prillit po tregohet i kujdesshëm në raportet ndërkombëtare, paçka se irritimin e para zgjedhjeve duket se e paska patur nga Lulzim Basha.

Burime të sigurta tregojnë se ftohja mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës ka filluar pas një dreke pune mes të dyve dhe dëshmitarë të besueshëm tregojnë se Ilir Meta ka thënë pas drekës se “ky qenka një mashtrues holandez”.

Basha edhe nëse e mban PD-në, megjithëse duket e vështirë përballë ortekut Berisha, përsëri me këtë copëtim të PD dhe pa LSI, nuk ka asnjë shans të vijë më në pushtet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit