Home Aktualitet ”Bashkë...

”Bashkëpunimi Berisha-Bardhi ka prodhuar normalitet”, Alfred Lela: Basha shijon gostinë

1
0

Drejtori i Komunikimit të Rithemelimit, Alfred Lela ka folur për situatën përçarëse brenda Partisë Demokratike. Lela u ndal te bashkëpunimi mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ku tha se ka prodhuar normalitet. Sakaq u ndal te kryetari i PD-së, Lulzim Basha ku tha se po shijon gostinë, ndërsa paratë i paguan kryeministri Edi Rama.

“Bashkëpunimi Berisha-Bardhi ka prodhuar normalitet. Deputetët që kanë dalë në siglën e demokratëve janë bashkë, përveç atyre 10-11. Ky është kthim në normalitet. Për pjesën që mbajnë vulën apo siglën, e dinë prej nga vjen dhe k do shkojë, si dhe qëllimet.

Kjo ndihmon vetëm Ramën dhe qeverisë, si në tema të propagandës por edhe të të mbajturit në pushtet. Është një makinë me dy timonë, por Basha s’ka timon. Timon e ka Rama. Basha sa më intereson mua është ai që shijon gostinë, harxhet janë të demokratëve dhe paratë i paguan ai që ka më shumë pushtet, e dihet që është Rama”, tha Lela në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit