Home Aktualitet Bashkimi i PD...

Bashkimi i PD-së, Çollaku i Bashës rendit kushtet për palën tjetër

38
0

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka duan një ribashkim të PD, por nënkryetari i PD së Bashës, deputeti Kreshnik Çollaku thotë se partia është në këtë situatë nga konflikti brenda partisë, ndërsa renditi kushtet për bashkimin. Ai tha se pa u shuar konflikti nuk mund të ketë koalicion për bashkimin e partisë. Ndër të tjera ai tha se thelbi i PD-së është sesi do jetë marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara.

”Pse jemi në këtë gjendje? PD ka krijuar koalicione të mëdha, të gjëra dhe situata s’ka qenë e dëshiruar. Jemi në këtë situatë për shkak të konfliktit që nisi brenda PD-së. Thelbi qëndron te konflikti në PD. Nuk ndodhi për çështje të simpatisë personale. Mua më ndau një çështjes parimore, ku mendoj se kjo ka qenë vija ndarëse. Ne kërkuam distancimin e PD-së nga personat e shpallur non-grata.

Një palë e zgjidhi në një formë, dhe pala tjetër në tjetër formë. Askush nuk mund t’i shmanget thelbit të problemit. Çështja e parimit është 1? Cila do jetë marrëdhënia me SHBA-të? Ndarja do jetë kjo, marrëdhënia me SHBA-të, e kushtëzuar, e pakushtëzuar? Pra siç e thashë thelbi ndodhet këtu, çdo gjë tjetër mund të zgjidhet. Në rast e japim këtë përgjigje, cdo gjë tjetër është e zgjidhshme”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit