Home Aktualitet Baton Haxhiu:...

Baton Haxhiu: Basha e ka të ardhmen politike më të ndritur se Rithemelimi

202
0

Për analistin Baton Haxhiu, nëse selia blu do t’i kalojë Lulzim Bashës, atëherë të djathtët do të kenë një mundësi të artë bashkimi. ”Lulzim Basha e ka të ardhmen politike shumë herë më të ndritur sesa Rithemelimi”.

Sa i përket proceseve gjyqësore që po mbahen aktualisht ndaj kreut të Rithemelimit, Baton Haxhiu thotë se drejtësia e re po kërkon të vendosë një lloj precedenti që do të përdoret edhe në të ardhmen. “Kam shpresë që po krijohet një frymë e mirë e frikës, e domosdoshme për një vend që ka pasur probleme serioze me drejtësinë”,-tha në ”A2cnn”.

Të mërkurën pritet që Berishës t’i komunikohet masa e re e sigurisë. “Militantët kërkojnë ose frymëzim ose martirizim. Kush do ta frymëzojë më shumë roli i martirit mund t’i kthehet në bumerang”. Baton Haxhiu thotë se për shkak të moshës, Berisha duhet ta delegojë tashmë lidershipin te dikush tjetër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit