Home Aktualitet Baton Haxhiu ...

Baton Haxhiu flet hapur: PD nuk ka fuqi të nxjerrë lider të ri

277
0

Në emisionin “Opinion”, analisti Baton Haxhiu ka folur lidhur për situatën në PD. Ai renditi tre argumente se cili do të jetë, sipas tij, rrugëtimi i të djathtës shqiptare. Për të PD-në e as nuk e bën me lider të ri, as me projektim të ri, as me fitore të re.

”1-Rrugëtimi i të djathtës është vonuar për 2 vite për aryse se pozicioni non grata është ditur si e ka fundin dhe keni notuar në një moçar.

2-Konflikti i brendshëm nuk pati fuqi, konflikti i brendshëm zakonisht e nxjerr një lider. Dhe Këlliçi gabimisht e ka që mediumet janë marrë vetëm me vulën. Vula nuk është prodhimi i yni, është prodhimi i juaj. Vula nuk është arsye. Realisht mungesa e idesë ka qenë ideja. Tani do ballafaqohemi edhe me një betejë tjetër, beteja e rithemelimit dhe beteja e një PD ekzistuese e cila e kërkon legjitimitetin përmes konjukturës dhe nëse e fiton cila do jetë beteja juaj e ardhshme? Ju keni 1 milion arsye për të fituar betejën me pushtetin që ju të mos jeni të përçarë. Sfida kryesore opozitare është arsyeja karshi pushtetit. Ju nuk keni fuqi të brendshme të nxirrni liderë, duhet të zbuloni nga jashtë. Keni 2 mundësi: O ta bëni liderin familjar që është Argita ose ta merrni një lider që është përmbi ju që ju ndihmon për të krijuar fuqinë e kohezionit.

3-Ju po dekontekstualizoni situatën politike në botë. Faktori kryesor që e mban peshën politike ndërkombëtare sot është siguria rajonale europiane dhe botërore. Fakti që ky element është më i rëndësishëm ndonjëherë se sa demokracia në momente kruçale, i vetmi vend që nuk e kupton se siguria që e përcaktojnë fuqitë e mëdha, vetëm Shqipëria nuk e kupton sa e rëndësishme është kjo dhe nuk të pyesin fare për një lider që është non grata qoftë edhe nëse ata e kanë gabim”, u shpreh Baton Haxhiu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit