Home Sporti Bayerni i pam...

Bayerni i pamëshirshëm, “luan tenis” në sfidën e parë ndaj Frankfurtit (VIDEO)

196
0

Bayerni e nis me “marshin e pestë” sezonin e ri në Bundesligë. Kampionët në fuqi ishin të pamëshirshëm ndaj Eintracht Frankfurtit në transfertë duke e mundur 6-1.

Kimmich zhbllokoi shifrat pas vetëm 5 minutash duke befasuar portierin Trapp nga një goditje dënimi. Pavard do të dyfishonte shifrat në minutën e 10-të, ndërkohë që Mane më pas do të debutonte me gol pas një goditje me kokë.

Musiala dhe Gnabry shënuan dy golat e tjerë në fraksionin e parë. Në të dytën, vendasit përfitojnë nga një gafë e portierit Neuer, duke shënuan me Kolo Muani. 7 minuta nga fundi i ndeshjes, Musiala shënoi golin e dytë personal. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit