Home Sporti Bayerni shkat...

Bayerni shkatërron me 8 gola Darmstadin/ Kane shënon nga mesi i fushës, “skuqet” Gjasula

24
0

Bayern Munich ka shkatërruar 8-0 Darmstadt-it në “Allianz Arena”, duke zhvilluar një ndeshje fantastike.  Sfida nuk nisi mirë për kampionët e Gjermanisë, pasi Kimmich u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 4-t dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë.

Megjithatë një ndërhyrje e gabuar e Kalus Gjasulës në minutën e 21-të bëri që edhe futbollisti i kombëtares shqiptare të ndëshkohej me karton të kuq, duke bërë që edhe Darmstadt të mbeste më dhjetë lojtarë.

Image

Në minutën e 41-të arbitri Peterson dha një tjetër karton të kuq për skuadrën mike.  Në pjesën e dytë ndërkohë do të kishte lum golash.  Seria e golave nisi në minutën e 51-të me Kane që zhbllokoi sfidën, teksa pesë minuta më vonë Sane dyfishoi avantazhin e ekipit të tij. Musiala shënoi golin e tretë në minutën e 60-të dhe vetëm katër minuta më pas Sane bëri “poker” për bavarezët.

Goli i pestë i Bayern ishte për t’u vendosur në kornizë, me Harry Kane që shënoi nga gjysmë fusha e ekipit të tij në minutën e 69-të. Në minutën e 71-të ishte Muller shënoi emrin në listën e shënuesve, ndërkohë që pesë minuta më pas Musiala shënoi sërish, duke i dhënë ekipit golin e shtatë. Ky takim u vulos në minutën e 88’ me Harry Kane që realizoi “hat-trick”. Bayern kryeson me 23 pikë, teksa Darmstadt renditet në vend të 14-të me shtatë pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit